LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca për sulmin e Selës në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon seanca për sulmin e Selës në Kuvendin e Maqedonisë

Në Gjykatën Penale sot vazhdon seanca për tentim për vrasjen e ish-deputetit Ziadin Sela, çka ka ndodhur më 27 prill vitin e kaluar në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar më 18 prill dëshmuan Aleksandër Stojkoski, ish-deputet, ndërsa tani mjeku i Klinikës për radiologji në Shkup, dhe gazetari Goran Trpenovski. Seanca atëherë kishte qenë e ndaluar para kohe, për shkak gjendjes jo të mirë të Nikolla Vojnevski, njëri nga dhjetë të akuzuarit për këtë lëndë. /Telegrafi/