LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca për rastin “Shuplakat”

Vazhdon seanca për rastin “Shuplakat”

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Shuplakat” në të cilën duhet të vazhdojë pyetja e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të akuzuarit për këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova dhe dy persona tjerë.


Ato akuzohen për dhunën që ndodhi gjatë protestës para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013-të.

Në seancën e sotme për këtë lëndë, fajin e kanë pranuar i dyshuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i dyshuari i pestë Jordan Ristevski dhe kanë marr dënim me kusht. Për të dyshuarin e shtatë Dimçe Krstev, përsëri do të mbahet procedurë e ndarë. /Telegrafi/