Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave nga kutitë e votimeve për të cilat është kërkuar një procedurë e tillë.
Nga 145 kuti që janë numëruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën ka vendosur që të rinumërohen edhe 280 kuti tjera të votimit, për shkak të, siç thuhet, ”mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike”.
Pas rinumërimit të gjithsej 425 kutive të votimit, pritet të fillojë edhe numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Përmbyllja e numërimit dhe rinumërimit të votave do të përmbyllet më pas me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha për Radion Evropa e Lirë se procesi i rinumërimit të votave është duke vazhduar normalisht dhe nuk janë evidentuar parregullsi.
“Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po punohet maksimalisht me tri ndërrime, në mënyrë që sa më shpejtë të përmbyllet ky proces”.
“Aktualisht, Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve është në finalizim të skanimit të listëve të votueseve të rregullt dhe regjistrimit të votuesve me kusht. Në bazë të punës dhe angazhimit në këtë Qendër, ne po shpresojmë që brenda pak ditësh do të fillojmë numërimin e votave më kusht, votave të cilat kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
Sidoqoftë, Elezi nuk ka dhënë ndonjë periudhë kohore se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare për shkak të procedurave dhe kohës për ankesa dhe parashtresa.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, pati deklaruar se certifikimi do të ndodhë më së largu tri javë pas votimeve, që nënkupton javën e fundit të muajit qershor.
Edhe organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe po monitorojnë procesin e numërimit të votave, thonë se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi.
Albert Krasniqi, nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, tha për Radion Evropa e Lirë, se bazuar me përvojat nga zgjedhjet e kaluara, probleme mund të paraqiten tek numërimi i votave me kusht dhe votave nga jashtë.
“Këto munden me qenë një fazë pak më delikate për të parë se a po anulohen votat më kusht për ata votues që kanë votuar në mënyrë të rregullt. Po ashtu edhe votat nga jashtë, ku herave të kaluara ka pasur parregullsi, sidomos votave që kanë ardhur nga Serbia, për shkak se kanë qenë të plotësuara në mënyrë të njëjtë dhe kandidatë të njëjtë”.
“Aty do të kemi një fokus më të madh për të parë mënyrën se si janë plotësuar dhe në rast se ka pasur ndonjë parregullsi apo manipulim të vullnetit të qytetarëve”, tha Krasniqi.
Në bazë të punës që është duke u bërë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, Krasniqi beson se në fillim të muajit korrik do të përmbyllet procesi.
“Besoj se deri në fillim të muajit korrik do të kemi rezultatet e certifikuara të kandidatëve dhe të subjekteve politike”, shprehet Krasniqi.
Ndryshe, në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, më 11 qershor, kanë garuar 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare, me mbi 900 kandidatë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.
Nga 120 vendet sa ka Kuvendi i Kosovës, 10 ulëse janë të garantuara për serbët dhe po aq për komunitetet tjera joserbe.
Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?