LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përplasja brenda PD-së, Berisha: Basha i marrë peng, Alibeaj fshehu të vëllanë e tij kriminel

Vazhdon përplasja brenda PD-së, Berisha: Basha i marrë peng, Alibeaj fshehu të vëllanë e tij kriminel
LSA

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri, Sali Berisha ngriti edhe njëherë tjetër akuza ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe drejtuesit në detyrë të partisë Enkelejd Alibeajt.

Ai u shpreh se zinxhiri i aferave të Bashës është i gjatë dhe për këtë ai po mbahet “peng”.

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. Ju e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse. Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë”, tha Berisha.

Nën akuzat e Berishës ka përfunduar edhe Alibeaj.

“Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë”, tha Berisha.

“Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Gjeni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha.

Akuzat e Berishës vijnë në prag të fushatës për zgjedhjet lokale në Shqipëri që do të mbahen më 14 maj. Grupimi i Berishës nuk ka arritur të zyrtarizohet me logon e PD-së dhe ka zgjedhur që të kandidojë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me Partinë e Lirisë të Ilir Metës dhe dy parti të vogla opozitare.

Në anën tjetër PD-ja zyrtare nën drejtimin e Alibeajt ka vendosur të kandidojë në disa bashki për zgjedhjet lokale pasi thirrjet e tij drejtuar grupimit të Berishës për bashkim nuk u morën parasysh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori