LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon lobimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, peticioni i dërgohet edhe Macronit

Vazhdon lobimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, peticioni i dërgohet edhe Macronit

Rreth 16 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Të dhënat i ka konfirmuar për Telegrafin vet Shchneeberger.


“Deri më tani kemi mbledhur 15,711 nënshkrime”, ka deklaruar këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian e cila ka treguar edhe lëvizjet e reja në këtë drejtim.

“Sot i dërgova një email Presidentit francez Emmanuel Macron, Presidentes së Komisionit Evropian Urasula von der Leyen, Presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, lidhur me nënshkrimet”.

Ajo ka njoftuar se dy javë më parë iu ka dërguar poashtu email të gjithë 705 eurodeputetëve.

Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron
Lexo po ashtu Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron

“Sot organizova me asociacionin tim një takim në “Heldenplatz” në Vjenë për hapat e ardhshëm në zgjerimin e BE-së. Një pikë e rëndësishme ishte liberalizimi i vizave për Kosovën dhe njohja e 5 anëtarëve të fundit të BE-së”, ka thënë ndër të tjera për Telegrafin Kati Shchneeberger.

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, javë më parë ka nisur një peticion online për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Von Cramon: Diçka duhet t'u jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor - Kosovës vizat
Lexo po ashtu Von Cramon: Diçka duhet t'u jepet vendeve të Ballkanit Perëndimor - Kosovës vizat

Ndërkaq, iniciativa e nisur në change.org, është përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Kujtojmë ditëve të fundit është folur për lëvizje pozitive në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Disa burime diplomatike të Bashkimit Evropian thonë se “Franca ka dhënë sinjale”, se pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, që do të mbahen më 19 qershor, “mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Marrë parasysh se ky vend ka qenë kundërshtari më i madh në BE i liberalizimit të vizave për Kosovën, sinjalet prej tij shihen si shenja optimiste se heqja e vizave për kosovarët do të ndodhë “shpejt”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori