LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon kërkimi për personin e paidentifikuar që rezultoi pozitiv me variantin brazilian në Mbretërinë e Bashkuar

Vazhdon kërkimi për personin e paidentifikuar që rezultoi pozitiv me variantin brazilian në Mbretërinë e Bashkuar

Kërkimi për një person të paidentifikuar i cili rezultoi pozitiv për variantin brazilian të coronavirusit është ngushtuar në 379 familje në Anglinë juglindore, ka thënë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në total, gjashtë raste të variantit të coronavirusit P1 janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.


Njëri prej rasteve ende nuk është identifikuar pasi individi nuk arriti të kompletojë kartën e regjistrimit të testit.

Mirëpo, Matt Hancock, i tha parlamentit të martën se zyrtarët kishin “identifikuar grupin e mjeteve të testeve në shtëpi për rastin në fjalë”.

“Kërkimi ynë është ngushtuar nga i gjithë vendi në 379 familje në juglindje të Anglisë dhe ne jemi duke kontaktuar secilën familje”, shtoi Hancock.

Ekzistojnë shqetësime se varianti brazilian mund të përhapet më lehtë, ose që vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori