LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon fushata për kryetar shteti, kandidatët kërkojnë përkrahjen e qytetarëve

Vazhdon fushata për kryetar shteti, kandidatët kërkojnë përkrahjen e qytetarëve

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.


Kandidati i cili ka mbështetjen e partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, dje ka mbajtur takim me banorët e Jablloçishtës së Poshtme dhe të Epërme të Velesit ku diskutoi për korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar si shkak për humbjen e besimit të qytetarëve në shtetin dhe shpërnguljet masive.

“Vetëm sundimi i ligjit në një Republikë të vërtetë do çrrënjosë qeverisjen e oligarkëve dhe do të kthejë qeverisjen bazuar në llogaridhënie. Fati i këtij populli, nuk mund të mbetet peng i fatit të një individi po kushdo qoftë ai”, u shpreh Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska Davkova, dje kishte takime në komunën e Kisella Vodës ku foli për korrupsionin dhe krimin.

“Për korrupsionin dhe krimin tashmë njeri s’di çfarë të thotë. U bë e ditëpërditshme. U bë diçka normale, dhe është krejtësisht jonormale. Secilën ditë ndodh me përmasa të pakufizuara. Nga ana tjetër të gjithë thonë se vendi me korrupsion dhe krim është vend me sovranitet të kërcënuar”, tha Siljanovska.

Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në komunën e Koçanit, ku foli për eurointegrimet që do të sjellin vende të reja të punës dhe jetë më të mirë.

“Me marrjen e datës për nisjen e bisedimeve, nga fondet evropiane do të ketë shumë mjete. E gjithë kjo sjell jetë më të mirë, standard, vende të reja të punës dhe investime”, potencoi Pendarovski duke shtuar se asnjë shtet nuk ka arritur ta zgjidh problemin e migrimit nëse nuk është pjesë e tregut evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit

Lajme
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat

Lajme
SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

SPAK, Antimafia italiane godasin grupin kriminal, zbulohet blerja e 31 restoranteve, dy hoteleve dhe një klubi futbolli në Itali

Lajme
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Kasami: Ali Ahmeti nuk arriti të institucionalizojë mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri

Politikë
Kalo në kategori