Vazhdon fushata në Maqedoni, këto janë vendet ku do të premtojnë partitë


Partitë pjesmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot do të vazhdojnë misionin e premtimeve para qytetarëve nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM do të jetë në takime me qytetarë në komunat Aerodrom dhe Karposh në Shkup.
BDI do të jetë në Haraçinë, Hasanbeg, Butel e Shuto Orizare
LSDM-ja do të jetë në takime me qytetarë në Gostivar dhe Tetovë.
PDSH do të jetë në në Vrutok dhe fshatërat përreth Gostivarit.
Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësit do të takohet me qytetarët e Prilepit.
Aleanca për Shqiptarët do të takohet me qytetarët e Shkupit.
Lëvizja Besa do të jetë në Zhelinë nga ora 19.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































