LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati ndërmjet ITShKSh-së dhe qytetit të Shkupit për largimin e drurit të Nënë Terezës

Vazhdon debati ndërmjet ITShKSh-së dhe qytetit të Shkupit për largimin e drurit të Nënë Terezës

Ka dy ditë që Qyteti i Shkupit dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore nuk po munden të dakordohen për dëmtimin që i është bërë drurit të mbjellë nga Nënë Tereza në qendër të Shkupit.

“ITSHKSH, doli menjëherë në terren dhe përmes Departamentit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereza reagoi posa ndodhi shkulja e këtij bredhi, me ç’rast u kërkua që institucionet përkatëse të tregojnë kujdes maksimal në trajtimine kësaj peme, për arsye se ajo nuk ishte e zakonshme. Që punët të kanalizohen dhe të marrin orientimin e duhur institucional, menjëherë u kërkua edhe takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, por ajo u mjaftua vetëm me një komunkim të tërthortë përmes disa punonjësve të kësaj komune. Ç’është më keq, si pasojë e mos mbajtjes së këtij takimi, erdhi deri te ajo që askush nuk e kishte pritur, që bredhi i mbjellë nga vet Nëna Tereze të përfundojë si një objekt pa vlerë, pasi që ishte coptuar në disa vende nga ana e punonnjësve të NP “Parqet dhe Gjelbërimet. Për të qenë absurdi edhe më i madh, drejtori i kësaj NP jep një arsyetim qesharak dhe jo bindës, se gjoja ka qenë e pamundur të rikthehet në vendin e mëparshëm ky bredh, ndonëse e vërteta është krejt tjetër pasi që ka mundur të sanohet gjendja dhe të mos vijë deri te dëmtimi i kësaj peme historike. Rimbjellja e këtij bredhi ka mundur të bëhet pa kurrfarë problemi, pasi që kanë ekzistuar të gjitha parakushtet për një gjë të tillë, vetëm ka mjaftuar që të futet pak më thellë seç ka qenë më parë”, thonë nga ITSHKSH.


Instituti konsideron se trashëgimia e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës është e gjerë dhe ajo duhet ruajtur, përfshi edhe këtë bredh, por edhe pllakën e cila u dëmtua ditë më parë dhe autoritetet e Qytetit të Shkupit ende nuk kanë dhënë një pistë të duhur mbi epilogun e hetimeve sa i përket autorëve keqbërës të kësaj vepre të shëmtuar.

“ITSHKSH kërkon me këmbëngulje nga kyetarja Arsovska që të mbahet një takim i përbashkët ku do të vendoset se cilat hapa do të ndërmerren në të ardhmen, me theks të posaçëm se si do të vendoset rreth rikueprimit të gjendjes që ndërlidhet me këtë simbol nga trashëgimia e Nënës Terezë. Kjo edhe për faktin se tash më janë njoftuar dhe alarmuar të gjitha ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat e konsiderojnë shqetësuese këtë sjellje kaq brutale të punonjësve komunalë ndaj bredhit të Nënë Terezës. Instituti është në pritje të ofertës së e kryetares së Qytetit të Shkupit për një takim të përbashkët-konsultativ. Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë ITSHKSH do t’i përdorë të gjitha format e presionit publik që trashëgimia historike e kulturore e Gonxhe- Bojaxhiut-Nënës Tereza të trajtohet konform metodave të njohura shkencore për mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve nga trashëgimia historike e shpirtërore” ,thuhet në reagim.

Kujtojmë se nga NP Parqet dhe Gjerlbërimi – Shkup, dje thanë së do të mbillet një dru i njejtë në të njejtin vend, për të zëvendësuar drurin e shkatërruar tashmë të Nënë Terezës.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori