LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër dhunës së regjimit në Beograd, një mesazh për Vuçiqin: Mendojeni mirë, çdo shtëpi në Serbi ka të paktën një çekiç

Protesta kundër dhunës së regjimit në Beograd, një mesazh për Vuçiqin: Mendojeni mirë, çdo shtëpi në Serbi ka të paktën një çekiç

Protesta kundër dhunës së regjimit ka nisur sonte në orën 18:00 në Sheshin e Republikës në Beograd.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ajo është organizuar nga Lëvizja “Të mos Mbysim Beogradin” dhe organizata të tjera ndërkohë që të pranishëm janë disa policë me uniformë dhe mijëra qytetarë.

Protesta u organizua si reagim ndaj dhunës së djeshme të drejtuar ndaj qytetarëve të cilët dje bllokuan qarkullimin nëpër Serbi.

Aleksandar Jovanoviq Çuta nga “Kryengritja Ekologjike” tha se shkak për protestën e sotme ka qenë dhuna që pësuan njerëzit gjatë bllokadës së djeshme.

Ai ka paralajmëruar se të shtunën e ardhshme do të organizohen bllokada të urave dhe rrugëve në mbarë Serbinë, në shenjë proteste kundër miratimit të ligjit për shpronësim dhe referendum.

Madje ai i “dërgoi një porosi” presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i thënë se kur të nënshkruajë Ligjin për Shpronësimin, duhet të mendojë mirë.

“Çdo shtëpi në Serbi ka të paktën një çekiç dhe për çfarë shërben çekiçi? Për të gozhduar, jo për të thyer kokat. Aleksandar Vuçiq, ish nënkryetar i SRS-së dhe zyrtari aktual shtetëror numër një, gozhdat dhe çekiçët nuk përdoren për të thyer kokat, por për të farkëtuar…! A mendoni vërtet, për fat të keq, se ne do të shikojmë me qetësi formacionet tuaja paraushtarake që thyejnë kokat e njerëzve me çekiç vetëm sepse po mbrojnë vendin e tyre”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Jovanoviq.

Protestën e sotme e ka përkrahur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Zoran Lutovac.

“Ne jemi gjithmonë aty ku mbrohet interesi publik. Ne nuk na intereson kush fton, kush është organizator, na intereson vetëm të mbrojmë interesin publik. Ne jemi këtu për tu solidarizuar me të gjithë ata që janë viktima të këtij regjimi”, citohet të ketë thënë Lutovac.

Ndryshe, protesta e ditës së sotme vjen pas një proteste të madhe të qytetarëve, aktivistëve mjedisorë dhe organizatave që u zhvillua të shtunën në qytete të ndryshme të Serbisë.

Siç ishte thënë të shtunën, qytetarë të shumtë kanë dalë për të protestuar kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.

Përveç rrugëve Beogradit, janë bllokuar edhe disa të tilla në Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori