Prej javësh është krijuar çifti i parë në Big Brother VIP Albania.

Janë Kiara dhe Luizi që po shijojnë romancën e tyre brenda mureve të shtëpisë së famshme, por së fundmi duket se një tjetër çift është rrugës.


Dy banorët e tjerë, Kristi dhe Kejsi çdo ditë e më shumë po shihen të afërt me njëri-tjetrin duke mos munguar ngacmimet, prekjet dhe përqafimet.

Screenshot 1 82 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Njëjtë ka ndodhur edhe sot (e martë), dyshja kanë nisur ditën duke qëndruar bashkë teksa edhe Luizi ka vazhduar duke iu hedhur fjalë për marrëdhënien e tyre.

Screenshot 2 70 e1676992642474 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Mbetet të shihet nëse dyshja po e përdorin këtë raport në kuadër të lojës së BBVA apo ka diçka të vërtetë mes tyre.

Screenshot 4 53 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërkohë, theksojmë që sonte gjatë natës së spektaklit priten zhvillime të tjera të rëndësishme nisur nga nominim i kësaj jave.

Luizi, Kiara ose Bledi Mane pritet që të largohen nga gara pasi të tre u dërguan në nominim nga avantazhi në lojë që iu dha aktores Olta Gixhari. /Telegrafi/