LAJMI I FUNDIT:

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Ilir Abdullahut, i dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Ilir Abdullahut, i dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Ilir Abdullahut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës.

“Masa e paraburgimit të pandehurit I.A i është vazhduar nga data 03.02.2024 deri me datë 03.04.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore për “Betimi për Drejtësi”.


Prokuroria Speciale kishte bërë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit më 2 shkurt 2024.

Më 16 korrik 2023, Ilir Abdullahu i njohur me nofkën “Liza” ishte arrestuar pasi ishte kërkuar për 16 vjet.

Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, mbetet në paraburgim i dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës
Lexo po ashtu Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, mbetet në paraburgim i dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro.  Gjykata e Apelit  më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.

Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023 ishte në arrati mbi 10 vite dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it.

Ndërkohë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vijon procesi gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje në vrasjen e Rizës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori