LAJMI I FUNDIT:

Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, mbetet në paraburgim i dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

Supremja refuzon ankesën e mbrojtjes, mbetet në paraburgim i dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Ilir Abdullahut, avokatit Ramë Dreshaj, duke e lënë kështu në paraburgim Abdullahun, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të pandehurit I.A., paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PN1.S.nr.205/23, të datës 03.11.2023” thuhet në vendimin e Supremes.


Supremja ka sqaruar se nga shkresat e lëndës ekziston dyshimi i bazuar se Abdullahu është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe se gjatë fazës së mëtutjeshme penale do të mund të shikohet se a qëndrojnë pretendimet e Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Supremja po ashtu ka gjetur se ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase me lënien e Abdullahut në liri rrezikohet ikja, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që edhe nga shkresat e lëndës del se Abdullahu ka qenë në arrati nga vitit 2007.

“…ngase me lëshimin e të pandehurit në liri ekziston rreziku i fshehjes apo arratisjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke pasur parasysh faktin se vepra penale për të cilën dyshohet është e natyrës mjaft të rëndë, si dhe i njëjti, sipas të dhënave që gjenden në shkresat e lëndës, del se prej vitit 2007 e deri kur është arrestuar ka qenë në arrati për një periudhë të gjatë kohore prej 15 viteve, edhe pse janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale me qëllim të sigurohet prania e të njëjtit në procedurë. Prandaj ekziston rreziku që i njëjti të ikë apo arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, e në këtë mënyrë do të pamundësojnë zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet më tej në vendimin e Supremes.

Ndryshe, më 16 tetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte zëvendësuar Abdullahut masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 100 mijë euro.  Gjykata e Apelit  më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim të dyshuarin për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”.

Abdullahu deri në momentin e arrestimit të tij më 16 korrik 2023 ishte në arrati mbi 10 vite dhe ishte në kërkim edhe të INTERPOL-it.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vijon procesi gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje në vrasjen e Rizës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori