LAJMI I FUNDIT:

Vasfije Krasniqi-Godman me lot në sy para Kongresit Amerikan rrëfen tmerrin e përdhunimit

Vasfije Krasniqi-Godman me lot në sy para Kongresit Amerikan rrëfen tmerrin e përdhunimit

Vasfije Krasniqi – Godman ka dëshmuar para Kongresit Amerikan, për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo me lot në sy, me zë e duar të dridhura ka rrëfyer fije e për pe se si paramilitarët serbë e kishin marrë nga shtëpia dhe e kishin dërguar në një vend tjetër për ta dhunua.


Heroina e Kosovës e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare.

“Me 14 prill, kur isha vetëm 16 vjeçe, një zyrtar i policisë serbe po kërkonte babanë tim dhe vëllezërit e mi. Ishim vetëm unë, nëna, tezja dhe disa kushërira. Na kërkuan letërnjoftimet dhe mua më thanë të shkojë në stacion policor. Nëna ime tha që ta marrin atë dhe të më lënë mua”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë I kërkova të më vriste. Ai më tha: ‘jo,  sepse kështu do të vuash më shumë’”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja t’iu  tregoja se çka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”,

Tash Krasniqi thotë se kërkon drejtësi për atë që i ndodhi, ashtu siç kërkojnë edhe 20 mijë viktima seksuale shqiptare gjatë luftës.

Engel e ka falënderuar Krasniqin që ndau historinë e saj të dhimbshme dhe e ka përgëzuar për guximin e treguar për të mos heshtur ndaj krimeve dhe dhunës së forcave serbe.

Për të dëshmuar për krimet serbe gjatë luftës, në Kongresin Amerikan po merr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ilir Bytyqi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit të cilët u vranë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori