Varrosi është në pritje të operimit, ndërsa kjo është gjendja aktuale e tij (Foto)

Ai që e pësoi më së shumti në përleshjen mes Noizyt dhe Cozmanit ishte Denis Hajri që ndryshe njihet si Varrosi.
Aktualisht reperi ndodhet në QKUK në repartin e kirurgjisë abdominale.
Telegrafi ka mësuar se gjendja e tij është e qetë dhe se të mërkurën pritet të kryhet operimi.
Vlen të theksohet se Varrosi është duke u ruajtur vazhdimisht nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































