LAJMI I FUNDIT:

Varroset 18-vjeçari nga Podujeva që u rrah për vdekje

Varroset 18-vjeçari nga Podujeva që u rrah për vdekje

Në varrezat e “Qytetit të Hekurudhës” në Podujevë është varrosur, Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari që vdiq gjatë pasdites të së shtunës në QKUK, pas plagëve që kishte marrë nga goditja me veturë dhe rrahja brutale nga dy të mitur, rreth një javë më parë.

Në varrimin e tij, veç familjarëve të afërmeve në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë.


E, Rrahim Fejzullahu, xhaxhait i 18 vjeçarit, gjatë mëngjesit të së dielës ka treguar se nipi i tij u godite dhe më pas u rrah për vdekje nga dy të mitur.

Ai ka treguar se i gjithë rasti ka nisur te berberi dhe sipas informacioneve të tij ka qenë një fjalosje e rastit.

“Lulzimi ka qenë një djalë i pa sherr, i pa probleme. Lulzimi ka qenë një punëtor, ka punuar në një hamburger (fast-food), e ka mbajt vetën. Ka qenë jetim i pa baba i pa nënë.

Lulzimi së pari ka kontaktu me ata që e kanë sulmuar, është në një rrojtore, që rruhen njerëzit, aty janë rrokë këtu kanë ardhur e kanë krye. Sipas informatave që deri më sot i kam kanë qenë të berberi, kanë duke i hjek flokët dhe këto informata i kam, jo s’mundesh ti para meje, jo mundesh, si shqiptarët qysh e kanë zakon. E kanë rrokë njëri tjetrin me krahë. Kush kënd e ka rrokë nuk e di. Lokali është rreth 20 metra larg nga këtu. Rasti ka ndodhë: të shtunën janë rrokë, të dielën ka përfundu aty pa vetëdije”, ka thënë Fejzullau në një prononcim për media.

Ai ka treguar se pasi e kanë goditur me veturë, ata e kanë sulmuar me një mjet të fortë dhe shkelma e grushte.

“Ma së pari e kanë shkelë më kerr edhe pasi e kanë rrezu me kerr i kanë hyp shipka bejsbolli, dy persona, njëri e ka goditë shkelma e grushte e tjeri me shipk deri në alivanosje. E kemi dërguar në spital s’ka pasur shenja të përmirësimit dhe dje pasdite ka ndërruar jetë.

Nuk i njoh sulmuesit. Gjyshin e njërit të sulmuesve e njoh dhe ka qenë në shtëpi s’jemi marrë vesh. Të rehatoj djalin tim. Prokuroria e ka rastin, ligji i ka punët e veta, unë veç kërkoj drejtësi maksimale.

S’ka qenë i problemeve. E ka kry shkollën mesme, u hi aty në hamburger me punue e ka marrë një rrogë minimale sa për jetën e vet. Fundi i erdh keq”, ka treguar më tej xhaxhai i viktimës.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori