LAJMI I FUNDIT:

Varrimi i Princit Filip – ceremonia ka filluar në Kapelën e Shën George në Windsor

Varrimi i Princit Filip – ceremonia ka filluar në Kapelën e Shën George në Windsor

Sot do të bëhet varrimi i Princit Filip dhe njëherësh Dukës së Ediburgut, i cili vdiq para disa ditësh në kalanë e Windsor.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Princi Filip ndërroi jetë paqësisht në moshën 99-vjeçare.


Varrimi për Princin Filip është duke u zhvilluar në Kapelën e Shën George të Windsor, përpara se të përcillet në banesën e tij të fundit.

Ceremonia po drejtohet nga Dekani i Windsor, David Conner dhe Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.

Ata e morën arkivolin pak më herët kur mbërrit në faltore para fillimit të shërbimit.

Arkivoli ishte i ndjekur nga anëtarët e familjes mbretërore, derisa hynë në Kapelën e Shën Gjergjit, ata ishin pajisur me maska në përputhje me masat kundër coronavirusit në Angli.

Në ceremoni siç edhe ishte raportuar më parë nuk do të marrë pjesë Dukesha e Sussexit, Meghan, për shkak se ishte këshilluar nga mjeku i saj të mos udhëtonte për në Angli. Në funeralin e Princit Filip nuk do të marrë pjesë as kryeministri britanik Boris Johnson, për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, duke marrë parasysh masat kufizuese. /Telegrafi/