Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar kundër përshkrimit të variantit Omicron si të butë, duke thënë se po vret njerëz në mbarë botën.
Një paralajmërim i tillë, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, vjen edhe pasi studimet e fundit sugjerojnë se Omicron ka më pak të ngjarë t’i sëmurë njerëzit rëndë sesa variantet e mëparshme të Covid-19.
Por numri rekord i njerëzve që preken nga ky variant, i ka vënë sistemet shëndetësore nën presion të madh, tha shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Për shembull, vetëm të hënën, SHBA regjistroi më shumë se një milion raste me Covid-19 në 24 orë.
Dhe OBSH – agjencia e shëndetit e OKB – tha se numri i rasteve globale është rritur me 71% në javën e fundit dhe në Amerikë me 100%.
Siç u tha më tej, midis rasteve të rënda në mbarë botën, 90% ishin të pavaksinuar.
“Ndërsa Omicron duket të jetë më pak i rëndë në krahasim me Delta, veçanërisht në ata të vaksinuar, kjo nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si i butë”, citohet të ketë thënë Tedros në një konferencë për shtyp të enjten.
“Ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëz në spital dhe po vret njerëz”.
“Në fakt, cunami i rasteve është aq i madh dhe i shpejtë, saqë po mposht sistemet shëndetësore në mbarë botën”.
Omicron është shumë ngjitës dhe mund të infektojë njerëzit edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar.
Sidoqoftë, vaksinat janë ende thelbësore pasi ato ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda që mund t’ju dërgojnë në spital.
Në komentet e tij të fundit, Dr Tedros përsëriti thirrjet e tij për shpërndarje më të madhe të vaksinave për të ndihmuar vendet më të varfra.
Ai tha se bazuar në përhapjen aktuale të vaksinave, 109 vende nuk do të arrijnë objektivin e OBSH-së që 70% e botës të vaksinohet plotësisht deri në korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel