LAJMI I FUNDIT:

Varianti i ri i coronavirusit po monitorohet edhe nga SHBA-ja

Varianti i ri i coronavirusit po monitorohet edhe nga SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se po e monitorojnë mutacionin e ri të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Reuters raporton se zyrtarë të shumtë të SHBA-së kanë shtuar se nuk dihet ende nëse ky mutacion ka mbërritur deri në Amerikë.


“Ne nuk e dimë ende, sigurisht që ne po e shikojmë këtë me shumë kujdes”, tha shefi i programit të vaksinave COVID-19, Moncef Slaoui.

Varianti i ri thuhet të jetë rreth 70 për qind më i transmetueshëm.

Kirurgu i presidentit amerikan Donald Trump, Gjenerali Jerome Adams, ka thënë se ndërsa mutacionet e viruseve nuk ishin të pazakonta, lloji i ri do të thotë se amerikanët duhet të tregohen më vigjilentë në lidhje me masat paraprake të sigurisë. /Telegrafi/