LAJMI I FUNDIT:

Varianti i ri i coronavirusit mbërrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë – ekspertët i brengos fakti që i infektuari nuk kishte udhëtuar askund

Varianti i ri i coronavirusit mbërrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë – ekspertët i brengos fakti që i infektuari nuk kishte udhëtuar askund

Në qytetin amerikan Colorado është konfirmuar varianti i ri i coronavirusit që për herë të parë u shfaq në Britaninë e Madhe, por edhe më shqetësues është fakti që është konfirmuar tek një burrë që kohëve të fundit nuk kishte udhëtuar askund, që mund të jetë dëshmi se ai është infektuar nga komuniteti që e rrethon.

Siç raporton CNN, fjala është për rastin e parë të variantit të ri të coronavirusit në SHBA, e 20-vjeçari aktualisht është në karantinë, transmeton Telegrafi.


“Do ta përcjellim me vëmendje këtë rast, sikurse edhe rastet e tjera të mundshme”, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë.

Është raportuar se punonjësit shëndetësorë janë duke punuar në identifikimin e mundshëm të rasteve të kontaktit me të infektuarin, si dhe në gjetjen e rasteve tjera potenciale.

“Duke marrë parasysh se i infektuari nuk ka histori të udhëtimit, na tregon se ai është infektuar në komunitetin e tij. E dimë se nuk është vdekjeprurëse, por është më infektues sesa të gjitha variantet e tjera, që paraqet një brengë nëse tashmë fillon të përhapet – për faktin se spitalet tona tashmë janë të stërmbushura”, ka thënë mjeku Atul Gavande, anëtar i ekipit anti-COVID.

Ai ka bërë thirrje për kujdes, respektim të distancës dhe mbajtjen e maskës dhe pastrimin e vazhdueshëm të duarve – që të shmanget veprimi i këtij virusi.

Shumë vende kanë ndaluar fluturimet në drejtim të Britanisë së Madhe, kurse qendra amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve, së fundmi ka bërë të ditur se para se të udhëtohet në atë vend nevojitet testi negativ dhe atë jo më i vjetër se 72 orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori