Ishte e pashmangshme që rritja ekonomike botërore të ngadalësohej që nga ritmi i shfrenuar, menjëherë pas rihapjes së ekonomive. Kohët e fundit, investitorët kanë filluar të shqetësohen për diçka më të keqe: që ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka udhëhequr rimëkëmbjen mes vendeve të pasura, së shpejti mund të ngadalësohet ndjeshëm.
Së bashku me pengesat e furnizimit dhe tërheqjen e stimulit ekonomik, SHBA-ja, si shumë vende të tjera, tani po përballet me variantin Delta të COVID-19.
Për të parë se si ka të ngjarë të zhvillohen valët e fundit të Coronavirusit në botën e pasur, merrni parasysh që më 20 korrik, Amerika raportoi një mesatare 7-ditore prej 112 rastesh të reja për çdo një milion njerëz. Në këtë pikë ndodhej afërsisht Britania e Madhe në mes të qershorit, para se të përhapej varianti Delta, por njëkohësisht kishte një normë më të lartë vaksinimi dhe më shumë masa kufizuese. Britania tani ka 699 raste për një milion banorë, niveli i pestë më i lartë në botë. Nëse gjithçka tjetër është e barabartë, varianti Delta përhapet dy ose tre herë më shpejt se virusi fillestar.
Fatmirësisht, vaksinat i parandalojnë pothuajse të gjitha rastet e rënda të sëmundjes dhe trajtimet janë përmirësuar, duke shpëtuar më shumë jetë. Kjo është arsyeja pse Britania e Madhe i hoqi pothuajse të gjitha kufizimet më 19 korrik. Por vaksinat nuk parandalojnë të gjitha infeksionet simptomatike.
Pasojat ekonomike do të varen nga mënyra se si reagojnë politikëbërësit dhe konsumatorët. Deri tani, Los Anxhelos ka rikthyer urdhrin e mbajtjes së maskave dhe New Orleans thotë se po merr në konsideratë kufizime të reja. Edhe nëse vaksinat i lejojnë politikëbërësit që të shmangin kthimin e masave të rrepta, konsumatorët mund të jenë shumë të shqetësuar për të frekuentuar baret dhe restorantet. Në Britani, masat e lëvizshmërisë janë ulur vetëm paksa që nga qershori, por është ende herët. Rritja eksponenciale nënkupton se gjërat mund të ndryshojnë shpejt.
Rreziku nga Delta është më shqetësues se problemet e tjera, me të cilat përballet rimëkëmbja e Amerikës: që oferta mund të mos e përballojë dot kërkesën dhe stimuli ekonomik do të hiqet. Për sa kohë që ekonomia qëndron e hapur, ajo mund t’i kalojë këto pengesa, raporton Monitor.
Mungesat në mikroçipa dhe mungesa e hapësirave në anijet transportuese të mallrave, kanë rritur inflacionin e çmimeve të konsumit në 5.4 për qind. Pagat reale kanë rënë vitin e kaluar, pasi çmimet në rritje kanë dëmtuar fuqinë blerëse të punëtorëve dhe ka shenja se inflacioni ka filluar të shqetësojë konsumatorët.
Por gjatë pandemisë, familjet kanë grumbulluar 2.5 trilionë dollarë në kursime shtesë, ekuivalente me 12% të PBB-së në vitin 2019. Sipas sondazhit Gallup, në qershor, një numër rekord amerikanësh u përgjigjën se ishin mjaft mirë financiarisht. Për sa kohë që amerikanët dalin nga shtëpitë e tyre, sektori i shërbimeve mund të fuqizojë ekonominë.
Madje, tërheqja e disa formave të stimulit ekonomik mund të ndihmojë. Industritë e shërbimeve kanë mungesë në punëtorë. Heqja e ndihmave shtesë të papunësisë, që do të marrë shkallë kombëtare në fund të shtatorit, mund të rikthejë disa njerëz në tregun e punës.
Politika të tjera, si anulimi i moratoriumeve në fund të korrikut, janë një burim pasigurie. Por çdo ngërç i mundshëm ka më tepër gjasa të jetë i izoluar sesa i përhapur, sepse tregu i strehimit po lulëzon dhe vendet e lira të punës janë të shumta.
Që rimëkëmbja ekonomike të mund të vazhdojë, njerëzit duhet të jenë të gatshëm të kenë kontakte mes tyre. Megjithatë, në Amerikë dhe në të gjithë botën, kjo është pikërisht ajo që vihet në rrezik nga varianti Delta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre