LAJMI I FUNDIT:

Varheyli: Po ndajmë 9 miliardë euro në grante, do të krijojmë 20 miliardë shtesa për Kosovën e rajonin

Varheyli: Po ndajmë 9 miliardë euro në grante, do të krijojmë 20 miliardë shtesa për Kosovën e rajonin

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli ka thënë se kanë ndarë 9 miliardë euro grante për Kosovën dhe rajonin, shumë kjo që pritet të arrijë në 20 miliardë.

Këtë deklaratë Varheyli e bëri gjatë konferencës për medie pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku shtoi se presin që ky plan ta rris ekonominë e Ballkanit për 3 për qind deri në 5 për qind.


Ai shtoi se me planin ekonomik të investimeve janë angazhuar nga dita e parë për ndryshimin e realitetit ekonomik për bizneset dhe qytetarët.

“Dhe e treta që është para jush që është plani ekonomik dhe i investimeve, ne i kemi angazhuar nga dita e parë për të ndihmuar në ndryshimin  e realiteteve në këtë vend dhe rajon. E kam fjalën në realitetin ekonomik për qytetarët, bizneset, mundësitë ekonomike dhe sociologjike. Mendoj se plani i investimeve ekonomike mund të jetë ndryshim i lojës për rajonin, mund të ndryshoj thelbësisht rajonin brenda katër apo pesë vitesh”, tha Varheyli.

Ai njoftoi se në bashkëpunim me institucionet financiare do t’i vijnë në ndihmë Kosovës e Ballkanit në përgjithësi për rimëkëmbjen e ekonomisë.

BE-ja pritet të investojë 28 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Hoti e quan lajm fantastik
Lexo po ashtu BE-ja pritet të investojë 28 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Hoti e quan lajm fantastik

“Ne po ndajmë 9 miliardë euro në grande dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare financiare do të krijojmë 20 miliardë shtesa në rajone. Ne presim  që ky plan do të rris ekonominë për 3 për qind deri në 5 për qind, dhe ky është një kontribut i madh, një kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së COVID-19, ne po krijojmë prioritete kemi punuar me kryeministrin dhe krerët e rajonit”, tha ai.

“Sot shënohet një ditë ku mendoj se kam sjell lajme të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Kemi filluar të punojmë me ju me procesin që të rikthejmë kredibilitetin si për Ballkanin Perëndimor por edhe për shtetet anëtare. Kemi tejkaluar vështirësi tjetër të madhe për të arritur marrëveshjen për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne kemi arritur rezultate në këtë si një pjesë e madhe e strategjisë sonë”, përfundoi ai. /Telegrafi/