LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: KE, plan të përshpejtuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Varhelyi: KE, plan të përshpejtuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi sot në Tiranë se “Komisioni Evropian do të sjellë një plan të ri, që do të ketë për synim edhe përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi të integrohen në tregun e vetëm të BE-së, ende përpara se të ndodhë anëtarësimi në BE”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Varhelyi tha se “në rast se do të kemi një fjali apo kryefjalë që unë dëgjoj ngaherë është që Bashkimi Evropian duhet të vijë në Ballkanin Perëndimor”.


“Ne natyrisht që kemi diskutuar sot për Procesin e Berlinit, e cila është një platformë shumë e mirë dhe plotësuese për agjendën tonë të zgjerimit si dhe pjesë e angazhimit tonë me Ballkanin Perëndimor si Bashkim Evropian”, tha Varhelyi.

“Sulm terrorist e tinëzar”, Bearbock: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën
Lexo po ashtu “Sulm terrorist e tinëzar”, Bearbock: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën

Mendoj, vijoi ai, që Procesi i Berlinit ishte dhe vazhdon të jetë platforma më e besueshme me anë të të cilit ne tregojmë angazhimin tonë për rajonin.

“Këtu ne po flasim për projekte të mëdha politike, por edhe flasim edhe për jetën e përditshme të qytetarëve dhe se si do ta sjellim Evropën këtu në Ballkanin Perëndimor për qytetarët dhe bizneset”, nënvizoi Varhelyi.

Më tej, Varhelyi u shpreh se “ne e kemi bërë shumë të qartë që për ne zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është përparësi kyçe ndaj ne kemi sjellë planin e investimeve ekonomike, ku kemi realizuar 1/3 e PBB-së të të gjithë rajonit”.

“Jam krenar të them se kemi bërë gjysmën e punës, kemi mobilizuar rreth 15 miliardë euro në financime, projekte, grande, investime publike, rreth 54 projekte të mëdha investimesh, të cilat po tregojnë diferencën që sjellin ato, pra që BE tregon rezultate në punët e saj për bizneset e për qytetarët. Ne po ndërtojmë, rrugë, hekurudha, kanale, impiante me energji diellore, me erë, impiante për trajtimin e ujërave të mbetura. Po sjellim investime të rëndësishme për sektorin privat për të shndërruar ekonominë tuaj. Ne po investojmë edhe në kapitale njerëzore në mënyrë që ekonomitë tuaj të jenë gjithnjë e më shumë tërheqëse për investuesit e huaj”, tha Varhelyi.

Daçiq bojkoton foton familjare të Ministerialit në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane
Lexo po ashtu Daçiq bojkoton foton familjare të Ministerialit në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

Duke folur për krizën energjetike, Várhelyi tha se ne mobilizuam 1 miliard euro për të ndihmuar ata qytetarë të cenueshëm për të përballuar rritjen e çmimeve dhe ne ia dolëm mbanë të shmangim një krizë energjetike në rajon.

“Jemi gati të financojmë për një terminal për gazin e lëngshëm në Mal të Zi. Me këto investime rajoni duhet të integrohet ekonomikisht, presim marrëveshjen për tregun e përbashkët rajonal. Kemi bindjen e plotë që kemi edhe më shumë potencial sa i përket integrimit ekonomik në rajon sepse me anë të këtij bashkëpunimi ekonomik rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet”, tha Varhelyi.

Komisioneri Varhelyi u shpreh se “ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit edhe se cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur për integrimin dhe zgjerimin e përshpejtua të rajonit”.

“Natyrisht që ne duam të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të përshpejtojnë planet e tyre ekonomike në mënyrë që të kemi më shumë rezultate të prekshme në terren, duke treguar rezultate për qytetarët dhe bizneset sa i përket reformave që kanë të bëjnë për integrimin evropian”, tha Varhelyi. /Telegrafi/