LAJMI I FUNDIT:

Daçiq bojkoton foton familjare të Ministerialit në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

Daçiq bojkoton foton familjare të Ministerialit në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk ka marrë pjesë në foton familjare të Ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

RTSH, nga burimet diplomatike, mësohet se Daçiqi përpara se të kryhej fotoja familjare ka pasur një takim bilateral me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas takimit me të cilën duket se ai nuk doli të ishte prezent në foton familjare.


Në anën tjetër, Daçiqi tregoi për gazetarët se shkak për këtë është bërë flamuri i Kosovës ne sfond, pas shpinës së ministrave, raporton Euronews Albania.

Ndërkohë pak më parë nisi dhe sesioni i dytë i Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe rreth orës 12:30 pritet të mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Baerbock, komisionerit për zgjerim i KE-së dhe ministrit të jashtëm shqiptar Igli Hasani.

Pritja e ngrohtë e Gërvallës dhe takimi i sikletshëm me Daçiqin, "diplomacia e shenjave" e ministrit të Jashtëm shqiptar
Lexo po ashtu Pritja e ngrohtë e Gërvallës dhe takimi i sikletshëm me Daçiqin, "diplomacia e shenjave" e ministrit të Jashtëm shqiptar

Sakaq, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani do të zhvillojë takime bilaterale me Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.

Është planifikuar edhe një takim i komisionerit Oliver Varheleyi me ministrat e Ballkanit Perëndimor.

Me ministrin e Britanisë së Madhe takimi i Hasanit do të mbahet në orën 16:45, ndërsa me ministrin e Jashtëm grek në orën 16:00. /Telegrafi/