Sa e varur është industria gjermane nga Kina? Një studim i ri jep përgjigje befasuese, por mbetet edhe shumë për t’u bërë.
Derisa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF edhe tani janë shumë të varura nga biznesi i tyre në Kinë ose duan ta zgjerojnë biznesin e tyre edhe më shumë në këtë vend, gjërat mund të jenë krejtësisht të ndryshme për kompanitë e tjera. Edhe kur shikojmë sektorë të ndryshëm, ka dallime të mëdha kur bëhet fjalë për varësinë nga Republika Popullore e Kinës. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW).
Në studimin e tyre empirik, ekonomistët e Kolnit kanë ekzaminuar “varësinë e degëve të industrisë nga Kina”. Pikëpamja e varësisë nga Kina është formësuar në perceptimin publik mbi të gjitha nga situata e kompanive. Në rastin e kompanive kimike si Covestro, Kina zë një pjesë veçanërisht të madhe të shitjeve me rreth 20 për qind. Ndërsa për prodhuesit e makinave si Volkswagen, Kina zë më shumë se një të tretën e biznesit. Vlera është edhe më e lartë për kompaninë teknologjike Aixtron, me seli në Aachen, e cila më shumë se gjysmën e shitjeve i bën në Tajvan dhe Kinë.
Por kur shikohet industria gjermane në tërësi, varësia nga Kina është shumë më e ulët sesa është menduar, kanë llogaritur ekonomistët. Vetëm rreth 6.6 për qind e të gjitha prodhimeve të parapërgatitura kanë ardhur nga Kina në vitin 2020 për industrinë, ndërsa nëse shikohen të gjitha prodhimet e përgatitura në Kinë për ekonominë gjermane, varësia nga Kina është vetëm 2.2 për qind.
Japonia dhe SHBA varen më shumë
Industria e Japonisë, nga ana tjetër, është shumë më e varur nga Kina sesa ajo e Gjermanisë, sepse kjo ekonomi varet pothuajse me 20 për qind nga Kina. Pasojnë Rusia me 16.5 për qind, SHBA-ja me 13.9 për qind dhe Republika Çeke me 11.8 për qind.
“Në përgjithësi, Kina është e rëndësishme si furnizuese dhe blerëse e shërbimeve paraprake për industrinë gjermane, por jo në një masë dërrmuese”, është konstatimi i befasishëm i ekonomistëve.
Por shembulli i furnizuesit të çipave Aixtron, tregon se varësia nga Kina në industrinë e elektronikës është veçanërisht e lartë. Varësisht nga kompania, Kina është vendimtare për biznesin e përgjithshëm, si furnizuese apo blerëse e produkteve.
Në vitet para pandemisë COVID-19, grupi gjerman i gjysmëpërçuesve Infineon rriti pjesën e tij të shitjeve në Republikën Popullore dhe Tajvan në pothuajse 40 për qind. Por pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kërcënimeve të vazhdueshme ushtarake të Pekinit kundër Tajvanit, edhe këtu ka ndodhur një rishikim dhe industria gjermane po fokusohet në tregje të tjera.
Varësia nga bateritë dhe tokat e rralla
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, ka frikë se pas largimit nga lëndët e para ruse, Evropa mund të bëhet e varur nga resurse dhe vende të tjera.
“Ishte politika e gabuar energjetike të mbështetesh vetëm te një vend për një kohë kaq të gjatë kur bëhej fjalë për një burim energjie të rëndësishëm strategjik si gazi”, tha Birol, duke iu referuar Rusisë.
Nëse shikojmë tani energjitë e rinovueshme, shohim një pamje të ngjashme: rreth 70 për qind e të gjitha baterive të makinave elektrike prodhohen në Kinë. Eksperti i energjisë tha për Handelsblatt se Evropa duhet të gjejë furnizues të tjerë dhe të futet vetë në prodhimin e mineraleve kritike.
Edhe tek metalet e rralla Gjermania është jashtëzakonisht e varur nga Kina. Dy të tretat e këtyre metaleve të lakmuara kanë ardhur së fundmi nga Kina.
“Për disa nga mineralet e rralla, përqindja e importeve nga Lindja e Largët ishte dukshëm më e lartë”, thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave.
94.4 për qind e metaleve Skadium dhe Ittrium u importuan nga Kina. Edhe në këto çështje kërkojnë riorientim. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën