LAJMI I FUNDIT:

VAR-i ishte kryefjala, momentet e diskutueshme në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid

VAR-i ishte kryefjala, momentet e diskutueshme në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid
(Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

VAR-i ka ndërhyrë plot tetë herë në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit që u zhvillua të enjten mbrëma në Arabinë Saudite.

Goli Lionel Messit u anulua për prekje të topit me dorë, derisa 13 minuta më pas, u anulua edhe goli i Gerard Pique, pasi paraprakisht Arturo Vidal që e dhuroi asistimin u konsiderua se ndodhej në pozitë jashtë loje.

Messi dhe Joao Felix patën konfrontim verbal, Suarez iu bashkua zënkës që krijoi tollovi të madhe
Lexo po ashtu Messi dhe Joao Felix patën konfrontim verbal, Suarez iu bashkua zënkës që krijoi tollovi të madhe

https://twitter.com/Ninja7202/status/1215510466824458241


Teknologjia e re, po ashtu, e rishikoi penalltinë e mundshme të Saul dhe konstatoi se ishte njëmbëdhjetëmetërsh, nga i cili Alvaro Morata e shënoi golin e barazimit.

Atletico ka mundur të merrte një tjetër penallti, kur topi e preku dorën e Gerard Pique, por sistemi VAR nuk i kërkoi gjyqtarit që ta shikonte në monitor. Dora e mbrojtësit të Barcës u konsiderua se ndodhej në pozitë normale në raport me trupin e tij.

https://twitter.com/Ninja7202/status/1215516321082986496

Në fund, teknologjia e vijës së golit ndërhyri për t’ia konfirmuar golin e fitores Atletico Madridit, skuadër e cila triumfoi me rezultat 3-2 dhe në finale do të luajë kundër Real Madridit. /Telegrafi/

https://twitter.com/Bet24Nigeria/status/1215559627225604097

https://www.youtube.com/watch?v=E51mdkIBIOw

Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori