Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.
Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.
Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.
"Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit", thuhet në përshkrimin e klipit.
Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.
“Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.
Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.
Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan "Messi" dhe numrin "10" me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos. /Telegrafi/
Instagram user 'zaino.tcc.filipe' filmed himself setting fire to Cristiano Ronaldo's statue outside the CR7 Museum in Funchal.
Madeira's PSP (Public Security Police) says it is "trying to identify the perpetrator of the crime of damage." pic.twitter.com/qUt70chEqq
— NassrXtra (@NassrXtra1) January 21, 2026





















































