Virgil Van Dijk është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës së finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.

Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën mbrëma në Wanda Metrolitano.


Golat në këtë fitore të skuadrës së Jurgen Klopp u shënuan nga Mohamed Salah (2') dhe Divock Origi (88').

Megjithatë, merita të mëdha në këtë triumf të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve pati edhe reparti i mbrojtjes.

Pikërisht lideri i mbrojtjes së Reds, Van Dijk, është zgjedhur si lojtari më i mirë i finales.

Mbrojtësi holandez është votuar nga fansat e faqes zyrtare të Ligës së Kampionëve, duke u zgjedhur më i miri. /Telegrafi/

telegrafi sport app