LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Ndeshje e vështirë ndaj Chelseat, por nuk ka kualifikim pa vuajtje

Valverde: Ndeshje e vështirë ndaj Chelseat, por nuk ka kualifikim pa vuajtje
Ernesto Valverde (Getty Images)

Ernesto Valverde ka folur për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.

Chelsea dhe Barcelona u ndan baras në takimin e parë në Stamford Bridge, pasi skuadrat luajtën me rezultat 1-1.

Golat në këtë takim u shënuan ndaj Williani për Blutë, ndërsa për katalunasit shënoi ylli i skuadrës, Lionel Messi.


Ndeshja e kthimit në Camp Nou pritet të jetë shumë interesante pasi rezultati është i hapur për të dyja skuadrat.

Ndeshja e parë ishte shumë e luftuar (Getty Images)

Edhe trajneri i Barcelonës, Valverde e ka cilësuar si kundërshtar të vështirë Chelsean, teksa ka thënë që pa vuajtje nuk kualifikim.

“Chelsea? Do të jetë e vështirë kundër tyre, ashtu siç ishte në ndeshjen e parë, sepse ata janë një ekip që mbrojnë shumë mirë dhe janë të fortë në fushë”.

“Duhet të vuajmë nëse duam të kalojmë, por kemi përvojë e duhur për këtë ndeshje”, ka thënë Valverde.

Ndryshe, ndeshja kthyese në Camp Nou pritet të zhvillohet të mërkurënn me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/