LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Liverpooli i rrezikshëm dhe ka ndryshuar pak ndër vite, ne do të luajmë që të shkojmë në finale

Valverde: Liverpooli i rrezikshëm dhe ka ndryshuar pak ndër vite, ne do të luajmë që të shkojmë në finale
Ernesto Valverde. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin.

Ai i ka treguar edhe pikat e forta të anglezëve, duke thënë se do të mundohen t’i mbyllin hapësirat sa më mirë.

“Nuk mund them a jemi ne skuadra më në formë apo favorite. Një gjë është e sigurt, do të zbresim në fushë me idenë se do të luajmë për të shkuar në finale”.


Ernesto Valverde. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Liverpool është një ekip i madh, me një sulm fantastik, ndaj e dimë që do të jetë shumë e vështirë për t’i mundur. Duam të fitojmë dhe ka vetëm një mënyrë për t’ia dalë mbanë: Ta evitojmë shpërqendrimin”.

“Atyre do t’iu mjaftonin 10 minuta për të na ndëshkuar. Çka do të thotë që na duhet të luajmë 90 minuta të fokusuar”.

“Liverpool është një ekip që ka ndryshuar shumë pak krahasuar me vitin e shkuar dhe finalja e humbur u ka dhënë më shumë përvojë”.

Trajneri para stërvitjes së fundi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Valverde ka folur edhe për pushimin e Lionel Messit shumë në këtë muaj.

“Messi është në formë, ashtu sikurse e gjithë skuadra”.

“Është e vërtetë që Leo ka pushuar më shumë se të tjerët kohët e fundit. Fakti që fituam La Liga na motivon edhe pse ky është një turne tjetër”.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe të tjerët . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Nuk mendoj se kjo është ndeshja më e rëndësishme e jetës time edhe pse unë bashkë me skuadrën jemi përgatitur mirë. Ne do të zbresim në fushë me ambicie”, ka thënë Valverde.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori