Barcelona po vazhdon me prova që ta gjejë zëvendësuesin e Ousmane Dembele brenda skuadrës, ndërsa Ernesto Valverde deri më tani ka provuar disa lojtarë në pozicionin e tij. 

Në ndeshjen e zhvilluar në Lisbonë të mërkurën , në krah luajti Sergi Roberto, ndërsa formacioni ishte 4-4-2.


Ky ishte lojtari i tretë në tri ndeshje që zëvendëson Dembelen në atë pozitë.

sergi roberto R0berto

Në fillim ishte Gerard Deulofeu, i cili luajti ndaj Eibar, por lojtari i formuar në akademinë La Masia, nuk bëri ndeshje të madhe.

download 1 6 Gerard Deulofeu

Pas kësaj Barcelona e provoi Aleix Vidalin në ndeshje ndaj Gironas.

Aleix Vidali Aleix Vidali

Ai luajti mirë dhe kishte gisht në një gol, por ai u zëvendësua dhe iu dha mundësia edhe Robertos.

Si lojtari më i mirë i Blaugranave në fushë, i riu tregoi paraqitje shumë të  mirë dhe tani pret më shumë minuta derisa Dembele mbetet i lënduar.

Barcelona ka shumë pakënaqësi të lojtarëve për minutat e pakët që zhvillojnë, pasi stoli është i mbushur me yje që nuk janë blerë edhe lirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app