Vallëzimi interesant i John Travoltas nën ritmet e "Just A Lil Bit" të 50 Cent

John Travolta njihet si një prej valltarëve më të mirë të Hollywoodit, falë roleve të tij në filmat si "Grease" dhe "Saturday Night Fever".
Aktori i famshëm i ka treguar aftësitë e tij në vallëzim edhe në role të tjera filmike, si "Pulp Fiction" e "Be Cool", ndërsa edhe në shumë raste të tjera gjatë evenimenteve të mëdha.
Ndërkaq, edhe tash kur i ka mbushur 64 vjet, ai vazhdon të tregojë se nuk e ka humbur pasionin për të vallëzuar.
Travolta është xhiruar nga fansat në Kanë derisa vallëzonte nën interpretimin e 50 Cent.
Reperi e ka kënduar hitin e tij të madh "Just A Lil Bit" dhe është shoqëruar me vallëzimin e ikonës hollivudiane.
Edhe pse kënga ishte hip-hop, aktori ruante mënyrën e tij klasike të vallëzimit dhe me raste dukej jo në ritëm.
Travolta ka marrë pjesë ne Festivalin Ndërkombëtar të Kanës për premierën e filmit "Gotti", ku aktron dhe është producent. /Telegrafi/






























































