LAJMI I FUNDIT:

Vala e nxehtë kaplon Maqedoninë, Ministria e shëndetësisë rekomandon shkallë të lartë kujdesi

Vala e nxehtë kaplon Maqedoninë, Ministria e shëndetësisë rekomandon shkallë të lartë kujdesi

Siç kumton Ministria e Shëndetësisë,  sipas paralajmërimit të alarmit meteorologjik nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, rekomandohet që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë të moshës mbi 60 vjeç. Ky rekomandim sipas tyre sot do të vlejë vetëm për rajonin jugor të Vardarit, respektivisht për qytetet Gjevgjeli, Strumicë, Demir Kapi, Shtip, Radovish me rrethinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm në këtë rajon mbeten të vlefshme rekomandimet për fazën e portokalltë, përkatësisht rekomandohet që punëdhënësit në këtë rajon gjatë kryerjes së punëve në ambiente të hapura, ta riorganizojnë kohën e punës në drejtim të tejkalimit të aktiviteteve në ambiente të hapura në periudhën nga ora 11 deri në orën 17. Në këtë rajon, Ministria e Shëndetësisë rekomandon të mos mbahen aktivitete sportive në ambiente të hapura në periudhën nga ora 11 deri në orën 17”, thuhet në kumtesën zyrtare.

Për qytetarët e tërë shtetit nga Ministria përkujtojnë se nevojitet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi direkt i diellit, shmangia e qëndrimit  në vend të hapur nga ora 11 deri në orën 17, mbajtja e veshjes së lehtë,  konsumimi i pijeve dhe ushqimit të lehtë, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë te personat e sëmurë kronikë./Telegrafi/