LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër COVID-19: Kush do të jetë i pari që do ta marrë atë?

Vaksina kundër COVID-19: Kush do të jetë i pari që do ta marrë atë?

Në një garë për të mposhtur pandeminë, tri vaksina të vlefshme për COVID-19 duhet të marrin miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, muajin e ardhshëm.

Një imunolog i Stanfordit thotë se nuk ka përgjigje të lehtë për asnjë nga ato pyetje pasi kompanitë nuk kanë lëshuar të dhëna të plota për disa prej këtyre vaksinave, shkruan CNBS.


Por fakti që ekzistojnë tri vaksina është një shenjë e mirë që fundi i pandemisë është afër.

“Kjo është e jashtëzakonshme, që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e vaksinave”, tha Dr. Bali Pulendran, një Profesor i Imunologjisë në Universitetin e Stanfordit. “Në mënyrë tipike, duhen 5 vjet, 10 vjet deri nganjëherë 15 vjet para se të kalosh nga një koncept në testim te njerëzit”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Doktor Pulendran thotë se disa prej këtyre vaksinave filluan provat e tyre klinike në mars, vetëm disa muaj pasi studiuesit zbuluan kodin gjenetik të coronavirusit.

Të tre vaksinat e zbatueshme të zhvilluara nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kanë një normë efikasiteti prej 90 për qind ose më të lartë.

“Do të më pëlqente të kisha një zgjedhje si vaksinë, por mendoj se mbetet për tu parë. Unë mendoj se kjo do të varet nga disponueshmëria”, tha Pulendran.

Sipas Guvernatorit Gavin Newsom, vaksina së pari do të shkojë për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijat e para të trajtimit të pacientëve me COVID-19. Të tri vaksinat që pritet të aprovohen funksionojnë së pari në mënyra të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim, për të mbrojtur njerëzit nga një infeksion.

Pulendran thotë se vaksinat kanë kaluar tri faza rigoroze të provave klinike.

“Këto prova janë krijuar për të analizuar jo vetëm sa efektive janë këto vaksina, por edhe sa të sigurta janë ato”, tha Pulendran.

Vaksina AstraZeneca e njoftuar të hënën nga Universiteti i Oksfordit ndryshon nga dy të mëparshmet në një mënyrë unike. Nuk ka nevojë të futet në frigorifer në temperaturë minus 70 gradë Celsius.

Mjekët ende kanë pyetje në lidhje me efikasitetin e raportuar, në çfarë popullatash janë efektive dhe sa zgjatë imuniteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori