LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër COVID-19 e Oxford-AstraZeneca miratohet për përdorim në Britani të Madhe

Vaksina kundër COVID-19 e Oxford-AstraZeneca miratohet për përdorim në Britani të Madhe

Vaksina kundër Coronavirusit, e krijuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Oksfordit, është miratuar për përdorim në Britani të Madhe.

Kjo shënon një pikë të madhe kthese, që do të çojë në zgjerimin e fushatës së imunizimit, shkruan BBC.


Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca – të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë njerëzve.

Miratimi nga rregullatorët mjekësorë nënkupton se vaksina është edhe e sigurt, edhe efektive.

Vaksina Oxford-AstraZeneca është krijuar në muajt e parë të këtij viti, është testuar te vullnetari i parë në muajin prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë, që kanë përfshirë mijëra njerëz.

Qysh më 8 dhjetor, mbi 600 mijë njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Por, vaksina Oxford/AstraZeneca do të çojë në rritje të konsiderueshme të vaksinimit pasi është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë.

Ajo mund të ruhet në frigorifer standard, ndryshe nga Pfizer-BioNTech që ka nevojë për ruajtje në temperaturë ultra të ftohtë, minus 70 gradë Celsius. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori