LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër coronavirusit e Bill Gates mund të jetë e gatshme në 12 muaj

Vaksina kundër coronavirusit e Bill Gates mund të jetë e gatshme në 12 muaj

Fondacioni i miliarderit Bill Gates do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e coronavirusit, sipas Financial Times.

Filantropi dhe themeluesi i Microsoft Corporation tha se fondacioni Bill & Melinda Gates, me një dhurim më të madh se 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje totale” pandemisë që ka vrarë më shumë se 350,000 njerëz dhe ka dëmtuar ekonominë në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.


“Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë”, tha Gates.

“Nëse gjithçka shkon mirë siç e kemi menduar, ne do të kishim në prodhim në shkallë të gjerë brenda një viti vaksinën kundër coronavirusit”, tha Gates në CNN.

Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë”, tha ai në intervistë.

Fondacioni ka kontribuar 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Gates gjithashtu ka mbrojtur Organizatën Botërore të Shëndetit kundër akuzave të presidentit amerikan Donald Trump.

“OBSH është shumë, shumë e rëndësishme dhe në të vërtetë duhet të marrë mbështetje shtesë për të kryer rolin e tyre gjatë kësaj epidemie”, tha Gates. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori