LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e “Johnson dhe Johnson” me një dozë të vetme është 66 për qind efektive kundër COVID-19

Vaksina e “Johnson dhe Johnson” me një dozë të vetme është 66 për qind efektive kundër COVID-19

Vaksina kundër coronavirusit e zhvilluar nga Janssen është 66 për qind efektive, ka njoftuar kompania belge.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një testim ndërkombëtar shqyrtoi dhënien e një doze të vetme të vaksinës, e cila do ta bënte më të lehtë shpërndarjen e saj ndryshe prej atyre që kërkojnë injektimin e personave me dy doza.


Lajmi vjen pasi Novavax njoftoi se vaksina e saj ishte 89 për qind efektive kundër COVID-19.

Janssen, një kompani farmaceutike në pronësi të Johnson & Johnson, po heton gjithashtu mundësinë që injektimi i dy dozave të ofrojë një mbrojtje më të fortë ose më të qëndrueshme.

Kompania tha se gjetjet e saj fillestare treguan se një dozë parandaloi 85 për qind të rasteve të rënda.

Sidoqoftë, një pjesë e testimit në Afrikën e Jugut, ku po përhapet një version i ri i coronavirusit, zbuloi se vaksina rezultoi me një efikasitet prej 57 për qind. /Telegrafi/