LAJMI I FUNDIT:

Vakat: Baliq, siç erdhi edhe shkoi nga Qeveria

Vakat: Baliq, siç erdhi edhe shkoi nga Qeveria

Koalicioni Vakat thotë se emërimi dhe shkarkimi i Numan Baliqit nga pozita e njërit prej zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nuk ka të bëjë aspak me interesat e popullit boshnjak, e aq më pak ka të bëjë me rezultatet e zgjedhjeve qendrore dhe lokale të vitit 2017 në Republikën e Kosovës.

“Pra, siç erdhi ashtu edhe shkoi!” – thuhet në një reagim të koalicionit Vakat, pasi Baliq i kishte kritikuar krerët e këtij koalicionit, pa i kursyer as nga cilësime politike të padenja.


“Të gjithë e dinë se fituesit në këto zgjedhje në emër të boshnjakëve të Kosovës, janë Koalicioni Vakat me dy deputetë dhe NDS me një deputet në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në reagim i cili shton se Numan Baliq erdhi në pozitën e zëvendësministrit në Qeveri me lojërat e tij nëpërmjet skenave të pahijshme, transmeton Insajderi.

Sipas reagimit, Baliq, pasi është shkarkuar shfrytëzon rastin për të vazhduar me ofendime kundër popullit boshnjak dhe përfaqësuesve të tij legjitim.

“Asgjë e re, sepse ai ka vazhduar ta bëjë këtë disa vite me radhë ndërsa disa politikanë të Kosovës e kanë ndihmuar Baliqin për të fituar pozicione në nivelin qendror pa mbështetjen e popullit boshnjak dhe votuesve të tij”, thuhet në reagim i cili shton se “pak a shumë është e njohur e terrorizon skenën politike boshnjake dhe atë të Kosovës qe 20 vite me radhë”.

Në reagim Baliq akuzohet edhe për, siç thuhet në të, “të ketë përzënë gjysmën e popullsisë nga regjioni i Pejës dhe të ketë stimuluar ndasinë e nacionalitetit e kombësisë zyrtare myslimanë”.

Në reagim akuzohet për “shkatërrimin e degës së SDA-së (Partia e Veprimit Demokratik) së Kosovës,keqtrajtimin si dhe për përvetësime në Shqipëri dhe Bosnja e Hercegovinë gjatë luftës në Kosovë dhe për shërbime të që ndjekin gjurmët e kriminelit Millosheviq dhe ‘politikën’ e Vuçiqit, karshi boshnjakëve” .

Reagimi, pasi numëron edhe akuza të tjera ndaj Baliqit, përfundon se “populli boshnjak i Kosovës, mbështet shkarkimin e tij pozita e zëvendësministrit”.

Reagimi i koalicionit Vakat është nënshkruar nga:

Rasim Demiri, ministër

Duda Balje, deputete

Bahrim Shabani, deputet

Qerim Bajrami, zëvendësministër

Usmen Baldzhi, zëvendësministër