Vanessa Bryant, së fundmi ka treguar se si vajza më e vogël, Capri ende e kujton babanë e saj, Kobe.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa kishte ndarë disa imazhe të vajzës, e cila ecte sikurse basketbollisti, shkruan Daily Mail.


“Këmbët e Cabri janë sikurse të babait të saj”, ka shkruar ajo në përshkrim.

31434494 8582507 image a 23 1596246704054

Në po të njëjtin postim, një vjeçarja ishte duke hedhur hapat sikurse Kobe bënte gjatë lojës në NBA.

Po ashtu, gjatë ditëlindjes së saj të 38-të, ajo kishte publikuar edhe një video, ndërsa Capri e kujtonte babanë e saj.

31435070 8582507 image a 33 1596249285337

Kujtojmë se ylli i basketbollit, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij Gianna, ndërruan jetë pas një aksidenti që u shkaktua në helikopterin e tyre. /Telegrafi/