Vajza ndjek ligjëratat, profesori i mban në krah beben (Video)

Një foto prekëse e një profesori matematike që mban në krahë foshnjën e porsalindur të një studenteje gjatë orës së mësimit është bërë virale në internet.
Studentja e Universitetit Lander, nëna e re Sarah Thompson ka postuar një foto muajin e kaluar në rrjetin e saj social Facebook, e cila të ngroh zemrën kur e sheh.
Profesori i saj i matematikës Josie Ryan e ka ndihmuar ata gjatë orës së mësimit duke mbajtur në krah foshnjën e saj të porsalindur.
Thompson shkruan se kishte vetëm tre javë që kishte lindur djalin e saj pasi nisi semestri i ri i shkollës dhe se ajo nuk mund ta linte vetëm, prandaj e mori në orët e mësimit.
Ajo thotë se Ryan e kishte inkurajuar atë të vazhdonte studimet dhe që e la ta merrte fëmijën në klasë.
Thompson pas këshillës së Ryan u kthye shumë shpejt në leksione duke mos humbur shumë nga mësimet.
Ajo thotë se Isaiah ka qenë si një engjëll në klasë dhe se të gjithë ndihen mirë me praninë e tij.
Ajo thotë se postimin e ka bërë për të inkurajuar nënat e tjera të reja apo ato që janë shtatzënë që punojnë ose janë studente për të kërkuar ndihmë, transmeton noa.
Të dy, edhe Thompson dhe i dashuri i saj Chris janë në shkollë dhe kanë në plan të diplomohen brenda vitit.




































