LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Velija Ramkovskit rrëfen torturën që i është bërë në burg

Vajza e Velija Ramkovskit rrëfen torturën që i është bërë në burg

Mbrëmë në emisionin Top Tema të TV Telma, ka qenë e ftuar vajza e Velija Ramkovskit, pronarit kryesor të televizionit A1, Emel Ramkovska. Ajo është një nga të akuzuarat në rastin ‘Pijazhina’. U dënua me gjashtë vite burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ramkovska ka theksuar se aq ishte e frikshme ajo çfarë ndodhi në lidhje me paraburgimin sa që është ndjerë e gëzuar që është gjallë. Kështu e ka nisur rrëfimin, duke treguar torturën që e ka kaluar si një nga të akuzuarat në rastin kontrovers.


”Kur u zgjuam për herë të parë në burg, thash: Faleminderit Zot, vetëm unë jam këtu’. Në situatë të atillë patjetër të qëndrosh, të gjesh dhe të kapesh për diçka të mirë”, ka thënë Ramkovska.

Ajo ka kaluar në burgun e Shutkës 28 muaj dhe nuk i është lejuar t’i sheh fëmijët. Vetëm gjatë kontrolleve mjekësore ajo ka mundur t’i sheh. Më pas ajo është transferuar në burgin e Idrizovës. Për herë të parë me babain Velija Ramkovski është parë në gjyq dhe aty ka gjetur mundësinë për përqafim.

Ndër të tjera, menaxherja e ish-TV A1, ka shtuar se kur tani punët kanë ndryshuar dhe se njoftohet për ndryshime në gjyqësor, gjegjësisht kthimi i pavarësisë dhe profesionalizmit, ajo do të kërkojë të njëjtat dëshmi që janë shfrytëzuar kundër tyre, që të hapet rasti përsëri dhe të nxjerrin drejtësinë në pah. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori