LAJMI I FUNDIT:

Vajza e lindur me qafë ‘dy herë më e madhe se koka e saj’

Vajza e lindur me qafë ‘dy herë më e madhe se koka e saj’

Një foshnjë e lindur me një cist të madhësisë së topit të futbollit në qafë, më në fund po shkon në shtëpi pasi një ekip prej 40 mjekësh hoqën rritjen nga qafa e saj në një operacion rraskapitës.

Vajza e lindur me qafë ‘dy herë më e madhe se koka’ kishte një operacion që përfshiu 40 mjekë për të hequr cistin para se ajo të mbushte një javë.


Prindërit Tibatha Pilarski, 24-vjeç, dhe partneri Daniel, 40-vjeç, kishin frikë nga më e keqja kur Bella-Rose u shtrua për operim.

Por fëmija ka bërë një rikuperim të plotë pasi operacioni i përpiktë në Çikago të Illinoisit, ishte i suksesshëm më 27 gusht.

Mjekët diagnostikuan Bella-Rose me higroma cistike – një koleksion i qeseve të mbushura me lëng. Në fillim rritja ishte 6 centimetra, por ajo u dyfishua në 13 centimetra deri në kohën kur lindi.

Higromat cistike ndodhin kur enët limfatike nuk arrijnë të formohen saktë gjatë javëve të para të shtatzënisë.

Gjendja prek deri në një për qind të të porsalindurve në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Trajtimi nuk kërkohet gjithmonë, por mund të përfshijë heqjen kirurgjikale ose skleroterapinë në injeksion.

Skleroterapia shkakton një reaksion inflamator që bën që higromat cistike të tkurren. /kp/Telegrafi/