LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Khloé Kardashian me 14 Hermès Birkin: Sa kushtojnë çantat më të famshme në botë? (Foto)

Vajza e Khloé Kardashian me 14 Hermès Birkin: Sa kushtojnë çantat më të famshme në botë? (Foto)

Khloé Kardashian postoi një foto të së bijës, True, e cila shihet e rrethuar me çanta shumëngjyrëshe

Kur themi “çanta” nuk e kemi fjalën për çanta të çfarëdoshme. Nëse nuk gabojmë, True rrethohet nga 14 çanta Birkin, çmimi i të cilave shkon nga 11,000-300,000 dollarë.

Me një llogaritje mesatare, çmimi i të katërmbëdhjetave është afërsisht… ok e lëmë fare!


A post shared by Khloé (@khloekardashian) on Mar 6, 2019 at 3:35pm PST

Birkin ka një historik të veçantë ndaj jo më kot konsiderohet si çanta më e famshme në botë.

U dizenjua për ikonën franceze, Jane Birkin. Në vitin 1983, drejtori ekzekutiv i Hermès, Jean-Louis Dumas po udhëtonte pranë Jane Birkin nga Parisi në Londër.

Çanta u krijua pasi CEO i Hermès pa dokumentet e Birkin të shpërndara kudo gjatë fluturimit. Në atë moment, ai i propozoi të dizenjonte një çantë posaçërisht për të dhe i vizatoi idenë në një çantë kartoni që jepet në avion për pasagjerët që s’ndihen mirë.

Çdo çantë prodhohet me dorë dhe duhen më shumë se 48 orë pune. Çantat punohen në Francë nga artizanë, të cilët punojnë, ngjyrosin dhe pikturojnë me dorë çdo gjë.

Çdo artizan ka setin me veglat personale, të cilat mund t’i marrin me vete nëse dalin në pension.

Hermès Birkin ka thyer rekordin e çantës më të shtrenjtë në botë. Ajo u shit në një ankand për 380 mijë dollarë, në një event të mbajtur në Hong Kong në qershor të 2017-s. Deri atëherë, rekordi mbahej nga një tjetër çantë Birkin e shitur për 300 mijë dollarë në 2016-n.

Krijuar në 2014-ën, çanta e llojit Himalaya u prodhua nga lëkura e krokodilit me doreza të veshura me 205 diamante dhe kopsa ari 18 karatësh.

Birkin Himalaya e mori këtë emër nga ngjyra e çantës, që vjen nga grija në të bardhën e perlave, e ngjashme me tonalitetet e malit.

Jane Birkin kishte vetëm 5 nga çanta “e saj”. Ajo i mbante derisa prisheshin në mënyrë të parikuperueshme. Gjithashtu i dekoronte me stikera, spila apo rruaza. Mirëpo Victoria Beckham vepron ndryshe. Ajo ka më shumë 100 Birkin.

Një Birkin është blerje më e zgjuar sesa aksionet në bursë. Ato kanë një kthim vjetor rreth 14.2% i cili është më i lartë se i arit dhe aksionit mesatar.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Mënyrat më të mira për të çlodhur dhimbjen e këmbëve nga takat

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
A janë vajrat esencialë vërtet të dëmshëm për lëkurën tonë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

A janë vajrat esencialë vërtet të dëmshëm për lëkurën tonë? Ekspertët zbulojnë të vërtetën

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Kalo në kategori