LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Ikballe Hudutit duke qeshur: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Vajza e Ikballe Hudutit duke qeshur: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Zehra Haduti, e bija e të arrestuarës Ikballe Berisha-Haduti, në një intervistë për televizionin “Nasr Tv”, kishte folur për luftën ndaj Amerikës dhe Izraelit.

 Zehra, e cila ndodhej për studime në Iran, kishte thënë se vendi i saj Kosova nuk është vend islamik dhe me gjithë eksperiencën që kishte marrë në Iran do ta përdorin në shtetin amë.


 “Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri.Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference” kishte thënë ajo.

Zehra, duke qeshur ishte shprehur se gjithë myslimanët janë të bashkuar dhe do ta luftojnë Izraelin dhe Amerikën.

Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën”, kishte deklaruar ajo mes tjerash.

Ndërkaq, nënës së Zahres, Ikballe Berisha-Hudutit, i është caktuar muaj paraburgim, pasi përmes shkrimeve në Facebook, doli  kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Asaj iu konfiskuan edhe disa pajisje elektronike si dhe dëshmi të tjera relevante.

Ikballe Berisha-Huduti njihet si përfaqësuese e sektit Shija në Republikën e Kosovës.

Arrestimi e saj, përveç se në mediat në Kosovë dhe rajon, është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze botërore.

Mediumi britanik kujton faktin se policia tha që ajo ishte arrestuar nën akuzën e “nxitjes për të kryer një vepër terroriste”, përcjell Telegrafi.

Reuters vë në pah faktin se Huduti shkroi komente në faqen e saj private në Facebook duke kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë të premten Soleimanin.

Megjithatë, ajo më vonë ka fshirë postimin duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori