LAJMI I FUNDIT:

Vajza afgane që lindi në aeroplanin ushtarak amerikan merr emrin e “kodit të aeroplanit”

Vajza afgane që lindi në aeroplanin ushtarak amerikan merr emrin e “kodit të aeroplanit”

Një foshnje e lindur në një aeroplan ushtarak amerikan gjatë një misioni evakuimi nga Afganistani u emërua sipas “kodit të aeroplanit”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vajza lindi në Bazën e Forcave Ajrore Ramstein në Gjermani dhe u quajt Reach sipas “kodit të aeroplanit”, tha komandanti i forcave amerikane në Evropë, Todd Wolters në një konferencë në Pentagon të mërkurën.


Park lojërash, trampolinë,...: Talebanët gjetën kohë edhe për argëtim, pas marrjes së kontrollit mbi Kabul të Afganistanit
Lexo po ashtu Park lojërash, trampolinë,...: Talebanët gjetën kohë edhe për argëtim, pas marrjes së kontrollit mbi Kabul të Afganistanit

Ky kod thuhet se përdoret në komunikimin me radio me kontrollin e trafikut ajror.

Aeroplanët Boeing C-17 të përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA shpesh përdorin kodet ”Reach” (arrij) të ndjekur nga një kombinim i numrave.

Ndryshe, selia amerikane njoftoi në Twitter gjatë fundjavës se një grua kishte lindur gjatë një fluturimi nga Katari në Gjermani dhe kishte komplikime.

Gjendja e saj u përmirësua pasi aeroplani filloi të fluturonte në një lartësi më të ulët për të rritur presionin e ajrit, gjë që ndihmoi në shpëtimin e jetës së nënës së saj.

Pak buzëqeshje në atë situatë kaotike: Videoja e marinsit amerikan që u jep ujë fëmijëve afganë bëhet virale
Lexo po ashtu Pak buzëqeshje në atë situatë kaotike: Videoja e marinsit amerikan që u jep ujë fëmijëve afganë bëhet virale

Ushtarët ndihmuan në nxjerrjen e fëmijës pas uljes, dhe ushtria që atëherë ka folur me prindërit.

“Siç edhe mund ta imagjinoni, duke qenë një pilot luftarak, ëndrra ime është të shikoj këtë fëmijë të vogël të quajtur Reach të rritet dhe të bëhet një qytetar amerikan dhe të fluturojë në avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara”, ka bërë shaka Wolters. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori