LAJMI I FUNDIT:

Vajgl dhe Fleckenstein: Maqedonia ka nevojë për nxitje të vlerave evropiane

Vajgl dhe Fleckenstein: Maqedonia ka nevojë për nxitje të vlerave evropiane

Ka përfunduar takimi i parë i eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl me partitë politike në vend. Ata u takuan me përfaqësues të Partisë Liberal-Demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëhet e ditur, në takim është biseduar për Marrëveshjen e Përzhinos dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, si përfundim i krizës politike në vend.


Qëndrimi i përbashkët është se Maqedonia ka nevojë për nxitje të vlerave evropiane, si edhe ndryshime ligjore për pengimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës së çfarëdollojshme – etnike, fetare, gjinore, seksuale, etj./Telegrafi/