LAJMI I FUNDIT:

Ushtruesi i detyrës së ministrit urdhëron diplomatët të kthehen në punë të mërkurën

Ushtruesi i detyrës së ministrit urdhëron diplomatët të kthehen në punë të mërkurën

Vetëm një ditë pasi u emërua si ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj ka ndërmarr veprimin e parë të rëndësishëm si shef i diplomacisë kosovare. Demaj u ka dhënë ultimatum të gjithë diplomatëve kosovare nëpër botë që të kthehn në punë të mërkurën, edhe nëse ndodhen në pushime.

Ushtruesi i detyrës së kryediplomatit të Kosovës ka thënë sot për Insajderin se përmes zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, i është dërguar një ultimatum diplomatëve kosovarë.


“Sot edhe një herë nga zyra e Drejtorit të Përgjithshëm i është dërguar një email që të gjithë diplomatëve, që të mërkurën të kthehen në vendet e tyre të punës të gjithë diplomatët”, ka thënë Demaj.

Ky ultimatum ka të bëjë me kthimin në punë të mërkurën, për të gjithë dipolomatët, pasi siç ka thënë Demaj, do të bëhen përgatitje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Po them që do të jetë shumë e vështirë, por sidoqoftë, pavarësisht nëse kanë pushim më shumë apo më pak. Kjo po bëhet me shkak për t’u përgatitur për INTERPOL”, ka thënë ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme.

Demaj ka njoftuar për planin e tij në krye të ministrisë, edhe pse qëndrimi tij në këtë post mund të jetë i shkurtër. Madje, më i shkurtër se sa një javë. Ai ka thënë se do t’i vazhdojë proceset e ngleura në gjysmë nga ish-ministri Enver Hoxhaj.

“Kryesisht e kam mbuluar fushën e diplomacisë ekonomike. Në gjithë ato organizime që i kemi pasur gjithë ato organizime, si forume ekonomike. Ndërsa tash natyrisht në ato procese ku kanë ngelur do t’i vazhdojmë. Jemi duke e përgatitur atë logjistikën për mbështetje të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë për INTERPOL”, ka thënë Demaj. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori