LAJMI I FUNDIT:

Ushtrohen kontrolle ushqimore në rajonet e përmbytura

Ushtrohen kontrolle ushqimore në rajonet e përmbytura

Inspektorët e Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) kanë kryer kontrolle parandaluese në pesë supermarkete, burektore, depo mielli dhe në katër pika të grumbullimit të ndihmave humanitare në Stajkovc, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrolleve nuk është hasur ndonjë mangësi e madhe, e as që është gjetur ndonjë ushqim jocilësor, apo ushqim me afat të skaduar.


Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Inspektorët e AUV-së kanë kryer kontrolle edhe në tre tregje dhe një objekt hotelierik në Creshovë, ku është urdhëruar të kryehet dezinfektim, dezinsektimi dhe deratizimi.

Kontrolle janë kryer edhe në Inxhikovë, në pesë tregje, ku nukë shtë identifikuar ndonjë problem.Në Hasanbeg janë kontrolluar disa tregje dhe është urdhëruar dezinfektim, dezinsektim dhe derazitim./Telegrafi/