LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi plank: Sa gjatë duhet të qëndroni për t’i gëzuar përfitimet

Ushtrimi plank: Sa gjatë duhet të qëndroni për t’i gëzuar përfitimet

Të gjithë dëgjoni me vëmendje: numri magjik se sa duhet të qëndroni në pozitën plank varet nga ajo se çfarë dëshironi nga ushtrimi juaj!

Mos u zhgënjeni nga kjo përgjigje, sepse tani do t’ju tregojmë më hollësisht, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve, koha sa gjatë qëndroni dallon në këto tri mënyra:

Sfida me ushtrimin plank

Kë e keni konkurrencë? Me siguri veten tuaj, prandaj kjo është një mundësi ku në pozitën plank mund të qëndroni sado gjatë që mund të rrini.

Nëse për qëllim keni ta sfidoni veten, sigurohuni ta monitoroni progresin çdo javë – nëse rrini vetëm 1 sekondë më gjatë pas një jave, atëherë keni shënuar progres.

Plank-u si pjesë e ngrohjes së muskujve

Bërja e plank-ut për t’i zgjatur muskujt e barkut para një stërvitjeje është ide e mirë. Sidoqoftë, nëse e bëni plank-un vetëm si ushtrim për ngrohje të muskujve, atëherë nuk duhet të qëndroni shumë gjatë në atë pozitë pasi që ju nevojitet energjia për ushtrimet e mëvonshme.

Në raste të tilla, në pozitën plank duhet të qëndroni 10-30 sekonda nga 3 seri.

Plank-u si pjesë e rutinës ushtrimore

Nuk keni nevojë të pritni për “ditën e muskujve të barkut” që ta inkorporoni ushtrimin plank në regjimin tuaj ushtrimor. Plank-u statik, por edhe variacionet më dinamike, i përshtaten në mënyrë të përsosur një rutine stërvitore e cila përfshin të gjithë trupin.

Edhe në këso raste duhet të qëndroni më gjatë në pozitën plank, por jo aq shumë sa në mënyrën e parë.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Shenjat e horoskopit për të cilët pamja fizike është më e rëndësishme se personaliteti

Astrologji
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori