LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet fizike ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Ushtrimet fizike ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Thonë se paraja nuk mund ta blejë lumturinë.

Megjithatë, paraja mund t’jua blejë një anëtarësim në palestër dhe, siç duket, rrjedhimisht jua blen edhe lumturinë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e reja nga universitetet prestigjioze, si ai i Oksfordit dhe Yale, kanë treguar se ushtrimet fizike janë më të rëndësishme për shëndetin mendor sesa paratë.


Në studimin e tyre, i cili është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e mbi 1.2 milion amerikanëve.

Pjesëmarrësve u ishte bërë e njëjta pyetje: “Sa shpesh jeni ndjerë keq mendërisht në 30 ditët e kaluara për shkak të stresit, depresionit apo problemeve emocionale?”

Ata gjithashtu janë pyetur për të ardhurat financiare mujore dhe për aktivitetin fizik.

Hulumtuesit kanë zbuluar se, përderisa ata që bëjnë ushtrime fizike rregullisht ndihen keq për rreth 35 ditë në vit, personat që nuk merren me sport ndihen keq për 18 ditë më shumë.

Sipas ekspertëve, personat që janë fizikisht aktivë ndihen po aq mirë sa ata që fitojnë më shumë para në vit, por që nuk merren me sporte. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

Astrologji
Kalo në kategori